
Armand Duka, presidenti i Kombëtares shqiptare të futbollit është shprehur tejet i emocionuar pas triumfit të jashtëzakonshëm 3-0 të Shqipërisë ndaj Çekisë. Ai u shpreh se kombëtarja kuqezi është tashmë me të dyja këmbët në Gjermani, edhe pse i duhen edhe dy pikë.
“Kisha shumë emocion para ndeshje, si asnjëherë tjetër. Çekia na u duk shumë e fortë, por tashmë jo më e stërmerituam këtë fitore, me gjithçka në fushë. Jam shumë i lumtur. Jemi me dy këmbët në Gjermani, se na duhet vetëm dy pikë”, tha Duka pas ndeshjes. (A2 Televizion)