Kosova ka fituar bindshëm në ndeshjen e radhës për eliminatoret e Euro 2024, njësoj si “motra” e saj e madhe Shqipëria, në një mbrëmje totalisht shqiptare.
Dardanët mposhtën në transfertë me rezultatin 0-3 ekipin e Andorrës, në një ndeshje shumë të mirë që foli vetëm për ta.
Një dygolësh i Milot Rashicës u pasua nga Andi Zeqiri i cili vulosi fatin e këtij takimi në 0-3.
Pas kësaj ndeshje, Kosova renditet në vendin e katërt në grup, ndërkohë që ende nuk dihet fati i ndeshjes me Izraelin, e cila është anuluar për shkak të situatës së luftës në këtë vend. (A2 Televizion)