Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Fluks tifozësh në Qafë-Thanë, shqiptarët e Maqedonisë drejt Tiranës për kombëtaren

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 11:43 | Futboll
Fluks tifozësh në Qafë-Thanë, shqiptarët e

Dhjetëra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar, këtë të enjte, Tiranës me mjete private për të ndjekur në stadium dhe ekranet gjigante në sheshet e kryeqytetit, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro2024, Shqipëri-Çeki.

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, një prej tifozëve të prononcuar për mikrofonin e A2 CNN shprehet se në minutat e fundit ka gjetur biletë dhe ka ardhur nga Amerika, enkas për të përjetuar live emocionet që përcjell kombëtarja kuqezi.

Ditën e fundit e gjeta biletën. Nga Amerika, enkas për shqipet”, u shpreh ai.

Për këtë sfidë, do të mungojnë organizimet masive nga grupimi i tifozëve “Ballistët” për shkak të një mosmarrëveshje me FSHF-në.

Por mbështetësit e kombëtares janë duke ardhur privatisht nga Tetova, Kërçova, Struga dhe qytete të tjera me shumicë shqiptare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani