Sapo mori pasaportën shqiptare, dëmtohet rëndë mesfushori pretendent për Kombëtaren kuqezi

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 08:04 | Futboll
Sapo mori pasaportën shqiptare, dëmtohet rëndë mesfushori

Lajme të këqija për mesfushorin Meritan Shabani, i cili pak kohë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, teksa ishte një alternativë për Kombëtaren kuqezi në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Por mesfushori 24-vjeçar, raportohet se ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të majtë, në ndeshjen e fundit kundër Yverdonit.

Meritan Shabani, i lindur në Gjermani dhe luan për Grashopersin, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e moshave të Bajernit të Mynihut. Shqiptari do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë gjatë, duke mbyllur para kohë sezonin. 

“Lëndimi i Shabanit dhe mungesa e tij, do të jetë një goditje e madhe për ekipin tonë. Ne do të bëjmë të pamundurën që të sigurohemi në rehabilitimin e tij më të shpejt dhe ta shohim përsëri në fushë së shpejti”.

Shabani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit zviceran, për të cilin ka regjistruar pesë paraqitje në kampionat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos