Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

“Tirana na pret!” Plisat gati për spektakël!

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 08:04 | Futboll
“Tirana na pret!” Plisat gati për spektakël!

Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga ndeshja më e rëndësishme e viteve të fundit për Kombëtaren shqiptare, ndaj Çekisë mbrëmjen e së enjtes, tifogrupet që do të jenë të pranishëm në “Air Albania” janë thuajse gati për të nisur spektaklin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Plisat, grupimi që mbështet Prishtinën, ka njoftuar që do të nisen që në orën 10 të mëngjesit në drejtim të Tiranës.

“TIRANA NA PRET!

Nesër grumbullimi jonë bëhet në ora 9:30 te parkingu prapa stadiumit. Kurse në mënyrë të organizuar nisemi nga ora 10:00.

Ne jemi gati”, lexohet në postimin e Plisave, të cilët do e bëjnë edhe më të bukur atmosferën në stadiumin “Air Albania”.

A2 CNN Livestream

A2 Business