Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Prag-ndeshja Shqipëri – Çeki, nga një qeleshe “për kokë” në tribunën qendrore

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 08:03 | Futboll
Prag-ndeshja Shqipëri – Çeki, nga një qeleshe

Mbrëmjen e së enjtes pritet të luhet ndeshja e shumëpritur nga të gjithë shqiptarët, Shqipëri – Çeki, në kuadër të kualifikimeve të EURO 2024.

E ndërsa organizatorët janë duke kryer përgatitjet e fundit për të garantuar kushte sa më optimale për mbarëvajtjen e ndeshjes, një detaj interesant është filmuar nga brenda stadiumit “Air Albania”.

Në disa foto të siguruara nga A2 CNN shihet se në të gjithë hapësirën e tribunës qendrore dhe asaj VIP janë vendosur qeleshe, që do të jenë në dispozicion të tifozëve që kanë zënë vendet aty për të shijuar spektaklin e kuqezinjve.

A2 CNN Livestream

A2 Business