Fanellat e Kombëtares ndër vite

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 08:04 | Futboll
Fanellat e Kombëtares ndër vite

Fanella është simboli që identifikohet çdo lojtar sa herë zbret në fushë. Uniforma kuqezi që ndër vite mund të ketë ndryshuar dizajn, por mesazhi që transmeton mbetet po i njëjtë, “Lufto për fanellën dhe jep gjithcka për të”.

Ndër sezone të ndryshme, kjo fanellë ka pësuar shumë ndryshime, por gjithmonë dy ishin ngjyrat që mbizotëronin, e kuqja dhe e zeza. E kuqja si gjaku që kanë derdhur të parët tanë dhe e zeza si shqiponja dykrenarë që qëndron në flamurin tonë.

Emocionet dhe motivimi që çdo lojtar ka sa herë e vesh fanellën është maksimal. Ndër vite mund të ketë ndryshuar dhe logon, por flamuri dhe simboli që identifikon Shqipërinë mbetet po i njëjtë.

“Ti Shqipëri më jep nder” shkruhet në jakën e saj. Ëndrra e çdo lojtari që nis dhe bën hapat e parë në futboll është që një ditë të mbërrijë tek finishi dhe të veshë fanellën më të bukur në botë, fanellën e Kombëtares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos