“Loja“ e PS me demokratët, u merr votat për Kosovën, i rrëzon opozitës komisionet hetimore

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 15:49 | Politikë
“Loja“ e PS me demokratët, u merr votat për Kosovën,

Ndonëse duhet të ishte një seancë e posaçme vetëm për Kosovën, maxhoranca shfrytëzoi rastin për të futur për votim rendin e ditës të seancës plenare të datës 5 tetor.

Mes tyre ishin edhe kërkesat për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS të cilat u rrëzuan nga socialistët. Por ajo që tensionoi edhe më shumë situatën në sallën e Kuvendit ishte leximi nga Lindita Nikolla të njoftimeve të Lulzim Bashës për përjashtimin e Gazmend Bardhit si deputet të Partisë Demokratike, akt të cilin Sali Berisha e konsideroi si përjashtim tëopozitës nga parlamenti. 
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos