Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Hamasi: 13 pengje të mbajtura në Gaza janë vrarë si pasojë e raketave të Izraelit

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 11:06 | Bota
Hamasi: 13 pengje të mbajtura në Gaza janë vrarë si

Të paktën 13 izraelitë dhe pengje të huaj që mbaheshin në Rripin e Gazës janë vrarë si pasojë e sulmeve në 24 orët e fundit. Kështu ka deklaruar të premten krahu i armatosur i Hamasit.

Sipas asaj që thuhej në deklaratën e Brigadës Izzedine al-Qassam, personat e përmendur me lart u vranë në pesë vendndodhje të targetuara nga aeroplanët e Izraelit.

Kujtojmë se Hamasi mori rreth 150 persona si rob lufte kur bëri sulmin e tij të paparalajmëruar më 7 tetor. Ata kanë kërcënuar po ashtu që civilët që mbajnë peng mund t’i vrasin nëse Izraeli do të kryejë bombardime pa paralajmërim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani