Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 14%
  • Shpesh 14%
  • Asnjëherë 71%

Sulm me thikë në një shkollë të Francës, një mësues i vdekur dhe disa të plagosur

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 10:59 | Bota
Sulm me thikë në një shkollë të Francës, një

Një mësues ka mbetur i vrarë dhe disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë publike në Arras, Franca Veriore.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur në Shkollën e Mesme Gambetta rreth orës 11:00 me orën lokale.

Sipas një postimi të bërë në platformën X nga ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, personi që kreu sulmin u ndalua.

Sipas BFMTV, i dyshuari është dëgjuar të thërrasë “Allahu Akbar” gjatë sulmit.

Mësuesi që mbeti i vrarë ishte mësues i gjuhës franceze, ndërsa mes të plagosurve është edhe një mësues i edukimit fizik. Mediat në vend raportojnë se sulmi u krye nga një ish-nxënës i shkollës.

Ditari A2 CNN