Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Lojtari vendimtar! Jasir Asani, ylli që udhëheq ëndrrën e Shqipërisë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 10:36 | Sporte të tjera
Lojtari vendimtar! Jasir Asani, ylli që udhëheq ëndrrën e

Heroi që pakkush e priste quhet Jasir Asani. Një lojtar që kërkonte me forcë të përfaqësonte ngjyrat kuqezi. Gjashtë vjet pritje për t’u grumbulluar, refuzim i ftesës së Maqedonisë së Veriut, për të realizuar një ëndërr.

Jo vetëm ëndrrën e 28-vjeçarit, por të shqiptarëve në të gjitha trojet. Është ai lojtari më i rëndësishëm i skuadrës perfekte të krijuar nga Sylvinho.

Këtë e konfirmoi edhe ndaj Republikës Çeke ku shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 9 minutave lojë. Një tjetër realizim i jashtëzakonshëm nga distanca. Inkursioni nga e djathta drejt qendrës, si ato që të kujtojnë legjendën holandeze Arjen Roben, u shoqërua me goditje potente, e cila u ndal vetëm nga rrjeta.

Me tre gola dhe dy asist në gjashtë ndeshjeve kualifikuese, Jasir Asani është lojtari që po udhëheq Kombëtaren drejt Euro2024. Golat e tij janë njëri më i bukur se tjetri, ku padyshim spikati perla përballë Polonisë, megjithatë më pas nuk mbeten as golat ndaj Moldavisë dhe Çekisë.

Tetë vjet pas pjesëmarrjes në Euro 2016, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë një tjetër shans të madh. Shqipëria është praktikisht me një këmbë në Gjermani 2024, në pritje të formalizimit të arritjes historike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani