Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Përshkallëzohen kërcënimet nga Irani: Nëse lufta në Gaza vazhdon, do të ndërhyjmë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 20:36 | Bota
Përshkallëzohen kërcënimet nga Irani: Nëse lufta

Rritet dhe më tej frika për zgjerimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, me përfshirjen dhe aktorëve të tjerë në rajon.

Pas Hezbollahut, që herë pas here, ka lëshuar raketa në drejtim të Izraelit, është Irani ai që bën kërcënimin më të fortë dhe që mund ta bëjë konfliktin të hyjë në një fazë më të gjerë dhe më të përgjakshme.

“Nëse lufta në Gaza do të vazhdojë, atëherë ne do të na duhet të ndërhyjmë”. Është ky mesazhi më i fundit nga Teherani zyrtar, tashmë që pritet nga momenti në moment që trupat izraelite të hyjnë në Gaza.

Që nga nisja e konfliktit të shtunën e kaluar, Irani u përfol si një nga mbështetësit e sulmit të Hamasit në territorin izraelit. Ndonëse zyrtarët e vendit islamik mohuan përfshirjen e drejtpërdrejtë, ata përgëzuan terroristët për ndërhyrjen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi