Sulmi terrorist në Banjskë, Policia e Kosovës operacion policor në veri

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 09:41 | Kosova
Sulmi terrorist në Banjskë, Policia e Kosovës operacion policor

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në veri, i cili lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku. Lajmi është konfirmuar nga Policia për mediat në Kosovë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të arrestuar.

Ky aksion vjen pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë. Si pasojë e përplasjes së policisë, ky grup kriminal ekzekutoi në krye të detyrës efektivin e policisë, Afrim Bunjaku, tashmë hero i kombit. Pas disa orësh, Policia arriti që të merrte nën kontroll zonën, e ndërsa 3 terroristë u ekzekutuan.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe një përplasje të fortë politike mes Serbisë dhe Kosovës.

A2 CNN Livestream

A2 Sport