Festivali i vazhdimësisë, është pagëzuar edicioni i 25 i festivalit ndërkombëtar i teatrit bashkëkohor që ka ngritur siparin në teatrin “Skampa” të Elbasanit. 9 trupa teatrore nga Italia, Spanja, Franca, Bullgaria, Polonia, Kazakistani dhe natyrisht nga Shqipëria, do të performojnë për 6 ditë zhanre të ndryshëm të teatrit bashkëkohor. (A2 Televizion)