Tifozët “braktisin” kombëtaren, interes i ulët për biletat e miqësores me Bullgarinë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 18:28 | Futboll
Tifozët “braktisin” kombëtaren, interes i ulët

Ndaj Çekisë ishin 300 mijë kërkesa, për 21 mijë vende në Arenën Kombëtare. Një garë e ethshme për të siguruar një vend në stadium, madje duke i paguar biletat me çmime jashtë logjike.

Por, përpara miqësores me Bullgarinë, situata paraqitet krejt e ndryshme. Interesi për biletat ka qenë tejet i ulët dhe stadiumi pritet të mbushet vetëm në gjysmë të kapacitetit.

Të martën në stadium mendohet të jenë të pranishëm vetëm 10 mijë tifozë, kur në fakt të gjithë duhej të vijonin festën dhe të mbështesnin heronjtë kuqezi, që po mahnisin të gjithë kombin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos