Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Gjyqtarja kërkon më shumë kohë, GJKKO shtyn për më 24 tetor gjyqin për Fredi Belerin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 13:01 | Aktualitet
Gjyqtarja kërkon më shumë kohë, GJKKO shtyn për më

Gjykata e Posaçme shtyn për më 24 tetor procesin gjyqësor ndaj Alfred Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Shkak i shtyrjes u bë kërkesa e gjyqtares së re në proces, Flora Hajredinaj, për t’u njohur me aktet e dosjes.

Gjyqtarja Hajredinaj zëvendësoi në trupë gjyqtaren, Etleva Deda, për të cilën në seancën e kaluar avokatët kërkuam përjashtim për shkak të konfliktit të interesit. Gjyqtarja Hajredinaj tha në seancë se ishte shortuar si pjesë e trupës dje në orën 15:30 dhe se gjatë ditës së sotme kishte qenë pjesë e tri proceseve, duke pasur pamundësi në studimin e akteve të dosjes “Beleri”.

Në seancën e së martës, Beleri nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokatët e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli