Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, plagoset me biçak 15-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 11:22 | Aktualitet
Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, plagoset me biçak

Një sherr mes adoleshentëve ka përfunduar me përdorimin e thikës në qytetin e Shkodër. Për rrjedhojë, një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas konfliktit me një tjetër moshatar të tij.

Adoleshenti është dërguar në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Ndërkohë, autori është thirrur në Komisariat ku nën shoqërinë e prindërve dhe psikologut po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.

Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij”, njofton Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos