Manja në Londër, do të vizitojë edhe të burgosurit shqiptarë në Pentonville

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 16:48 | Aktualitet
Manja në Londër, do të vizitojë edhe të burgosurit

Ministri i Drejtësisë vizitë zyrtare në Londër. Manja: Finalizojmë marrëveshjen për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Anglia. Vizitë të dënuarve shqiptarë, në fokus trajtimi i tyre

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është nisur sot në një vizitë zyrtare në Londër, me ftesë të homologut Lordit Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë në Mbretërisë së Bashkuar, Alex Chalk.

Në qendër të këtij takimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dy-palëshe për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. 

Përveç takimit me homologun e tij britanik, Ministri Manja do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë politik, siç janë takimet në Parlamentin dhe Gjykatën Supreme, me të cilët do të diskutojë mbi çështje të ndryshme të sistemit të drejtësisë.

Manja pritet të vizitojë edhe burgun e meshkujve në Pentonville, ku do të takojë shtetasit shqiptarë që janë në pritje të dënimit nga gjykatat britanike.

Kjo është hera e parë që një ministër drejtësie zhvillon një takim të tillë dhe ka në fokus kushtet e trajtimit të shtetasve tanë, problematikave që hasin, veçanërisht për sa i përket diskriminimit dhe paragjykimeve apo mundësive që kanë pasur për të komunikuar me familjet e tyre. 

Gjatë vizitës në Londër, siç bëhet e ditur, ministri do të zhvilloje një takim dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në fushën e drejtësisë dhe biznesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos