Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur pasditen e së martës drejt vendit të tij.
Lideri francez është përcjellë nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka publikuar në mediat e tij sociale edhe një fotografi nga përshëndetja e tyre përballë shkallëve të avionit.
“Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President. Rroftë Shqipëria, rroftë Franca.”
Kujtojmë se ndër të tjera, Macron zgjodhi Tiranën për të dhënë një mesazh shumë të keq për Kosovën.
Presidenti i Francës njoftoi karshi kryeministrit Edi Rama, se vendi i tij po pezullon heqjen e vizave për Kosovën.
Shefi i Elizesë tha se i ndjek me shumë vëmendje tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa kërkoi nga palët, zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. (A2 Televizion)