Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

Hidhet nga furgoni në lëvizje në aksin Peqin-Elbasan, vdes gruaja 55-vjeçare

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 07:30 | Kronikë
Hidhet nga furgoni në lëvizje në aksin Peqin-Elbasan, vdes gruaja

Një grua dyshohet se është hedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi, 55-vjeçare, nga Rrogozhina.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.

Ditari A2 CNN