Një automjet tip “BMW” ka marrë flakë në ecje në aksin Fier-Patos, në afërsi të Portëzës. Automjeti, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Patosit, është përfshirë nga flakët e më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Kurse, drejtuesit i mjetit dhe një pasagjer që ndodhej bashkë me të, kanë arritur që të dalin me lëndime të lehta.
Paraprakisht, dyshohet se shkak ka qenë një defekt elektrik ai që i ka shkaktuar flakët, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, që ka bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet edhe policia dhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të përcaktuar shkaqet. (A2 Televizion)