Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Sekuestrohen 10 milionë dollarë drogë në Peru, kush është “Baba” Nikola Berishaj, që furnizonte edhe mafian shqiptare

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 16:17 | Kronikë
Sekuestrohen 10 milionë dollarë drogë në Peru, kush

Policia peruane njofton se ka çmontuar organizatën kriminale të njohur si “Rolls Royce”, ku u sekuestruan 114 pako me kokainë, të cilat arrinin vlerën e mbi 10 milionë dollarëve amerikanë. Drejtuesi i organizatës, i identifikuar si Nikola Berishaj, alias “Baba”, është një shtetas malazez, i cili dyshohet se vepronte si emisar i trafikantëve shqiptarë të drogës.

Sipas autoriteteve, mafia shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore. Sipas agjentëve të antidrogës, organizata kriminale ishte gati të eksportonte drogën përmes portit Chalaco.

Mes të arrestuarve është edhe Segundo Fernando Sangama Flores, i njohur ndryshe si “Chuy”, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e pakove të kokainës, shkruajnë mediat e huaja.

Njëkohësisht, në një zonë tjetër, Juan Reina Sánchez, alias Caballo, u arrestua në posedim të mijëra soles (monedha peruane), euro dhe dollarë. Sipas Policisë, Reina Sánchez ishte përgjegjëse për koordinimin me zonën e prodhimit në Huallaga dhe pellgun e lumit Palcazu.

Gjatë operacionit në sekuestruan 1290 euro, 3587 dollarë dhe më shumë se 32 mijë soles në 100 kartëmonedha, bizhuteri dhe dhjetëra çipa me parapagesë që përdorin organizatat për komunikimin pa u vënë re. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nikola Berishaj, alias “Baba”, hiqej si pastor në një kishë ungjillore për të mos ngjallur dyshime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani