Zbulohet skema e mashtrimit, arrestohet 29-vjeçari që përvetësoi shuma të mëdha parash në Tiranë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 14:59 | Kronikë
Zbulohet skema e mashtrimit, arrestohet 29-vjeçari që

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën.

Policia sqaron se ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën operator shitjesh në një subjekt privat, pasi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.

“Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operatori’. Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën operator shitjesh në një subjekt privat, pasi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit”.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos