Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Aksident i rëndë në Modena të Italisë, vdes një 38-vjeçar shqiptar

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 16:21 | Kronikë
Aksident i rëndë në Modena të Italisë, vdes një

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Modena të Italisë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar. Mësohet se viktima është  Saimir Gjoka. Sipas mediave italiane makina ku po udhëtonte Gjoka është përplasur me një tjetër makinë duke dalë nga rruga.

Pas përplasjes shqiptari ka humbur jetën në vend. Nga ky aksident është plagosur edhe shoferi i mjetit tjetër një 55-vjeçar i cili ka marrë plagë të lehta. Për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Policia rrugore ka nisur hetimet pasi në makinën e viktimës janë gjetur mallra të dyshimte dhe një çantë plot me para. Sipas mediave italiane, policia është në kërkim të pasagjerit tjetër të mjetit, i cili është arratisur pas përplasjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli