Lufta në Izrael, Erdogan bisedë telefonike me kreun e Hamasit

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 18:24 | Bota

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbajti një bisedë telefonike me liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh. Sipas raportimeve, dy liderët diskutuan situatën aktuale në Gaza.

Erdogan theksoi përpjekjet e Turqisë për të siguruar që në Gaza të mbërrijnë ndihma humanitare si dhe për të lehtësuar trajtimin e të plagosurve në vendin e tij.

Në të njëjtën kohë, siç bëhet e ditur, Erdogan iu referua përpjekjeve të Turqisë për një armëpushim të menjëhershëm në rajon.

Më tej, presidenti turk shprehu edhe një herë mendimin se “zgjidhja e përhershme e çështjes izraelito-palestineze nuk mund të arrihet pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967.”

Në përfundim të bisedës, presidenti turk theksoi se Turqia do të vazhdojë të luftojnë për një paqe të përhershme në skenën ndërkombëtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli