Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 44%
  • Tre herë në javë 19%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 33%

Droguan dhe abuzuan seksualisht me një 26-vjeçare, dy në pranga, një tjetër në kërkim

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 13:57 | Kronikë
Droguan dhe abuzuan seksualisht me një 26-vjeçare, dy në

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanë nxitur një 26-vjeçare të pinte drogë dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 28-vjeçari me iniciale A. C., dhe një 31-vjeçar me iniciale O.T. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. M., 32 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi