Ndezi qëllimisht zjarrin në Tragjas, arrestohet autori

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 09:58 | Kronikë
Ndezi qëllimisht zjarrin në Tragjas, arrestohet autori

Policia e Vlorës ka vënë në pranga personin që ndezi zjarrin një ditë më parë në zonën e Tragjasit, i cili dogji një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe shkurre.

Si rezultat i punës hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë.

56-vjeçari ka ndezur qëllimisht zjarr, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, në territorin e fshatit Tragjas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos