Ilir Meta dënon masën e SPAK ndaj Berishës: Urdhër i Edi Ramës

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 07:56 | Politikë
Ilir Meta dënon masën e SPAK ndaj Berishës: Urdhër i Edi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar masën e sigurisë detyrim paraqitjen dhe sekuestrim të pasaportës për Sali Berishën, i cili po hetohet nga SPAK në lidhje me procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, dosje për të cilën u arrestua mbrëmjen e djeshme dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Sipas Ilir Metës, bëhet fjalë për një drejtësi me regji të urdhëruar nga Edi Rama, me synim të qartë për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni i kësaj qeverie.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, tha Ilir Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos