Këshilli i Punëve të Jashtme, Borrell: Moska po përdor krizën, duhet të mbështesim Izraelin

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 13:00 | Kosova
Këshilli i Punëve të Jashtme, Borrell: Moska po përdor

Këshilli i Punëve të Jashtme, i kryesuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, zhvilloi sot një takim në Luksemburg, ku u diskutua mbi situatën në Izrael dhe në rajon, pas veprimeve brutale të Hamasit.

Sipas Borrell, Luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme kanë shkaqe dhe origjina të ndryshme, por të dyja po shkaktojnë valë tronditëse në mbarë botën, nga të cilat Rusia po përfiton.

“Ne duhet t’i japim mbështetje të fortë Izraelit, sepse izraelitët përjetuan sulmin më të madh kundër popullatës hebreje. Por ne gjithashtu duhet të marrim parasysh se në mesin e popullatës palestineze po vdesin njerëz të pafajshëm dhe ata janë viktima të Hamasit. Megjithatë, çështja palestineze nuk mund të zgjidhet vetë dhe kërkon përpjekje dhe iniciativa ndërkombëtare, veçanërisht ato të diskutuara në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha Borrell.

Ai pritet të informojë ministrat europianë për rezultatet e udhëtimit të tij në Kinë. Gjithashtu, Borrell tha se ministrat europianë duhet të diskutojnë mënyrat për të vazhduar procesin paqësor politik në Lindjen e Mesme, pasi këto përpjekje u harruan për disa kohë nga fuqitë e mëdha botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos