Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Locatelli mund Milanin me 10 lojtarë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 08:45 | Futboll
Locatelli mund Milanin me 10 lojtarë

Juventus fitoi minimalisht në San Siro përballë Milanit, në një ndeshje që la shumë për të dëshiruar. Të dyja skuadrat dhuruan një lojë të dobët, me shumë pak raste për shënim.

Kuqezinjtë e nisën takimin më mirë dhe rastin më të mirë e kishte Olivier Giroud, por Sczezny realizoi një pritje të shkëlqyer. Ekulibrat në fushë u përmbysën kur Thiaw, pas një ndërhyrjeje të gabuar, u ndëshkua me karton të kuq si lojtar i fundit.

Pas kësaj, skuadra e Allegrit provoi disa herë portën, por pa sukses. Rezultati u zhbllokua në fraksionin e dytë, kur Manuel Locatelli goditi nga distanca dhe pas një devijimi të Krunic, topi shkoi në rrjetë.

Kaq mjaftoi që të vendosej takimi dhe “Zonja e vjetër” të kthehej në shtëpi me 3 pikë.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani