Ish-sulmuesi i Juventus, Mirko Vuçiniç është shpallur fajtor për “evazion fiskal” dhe është dënuar në Itali me dy vjet burgim me kusht. Sipas mediave italiane, gjykata e shpalli fajtor ish-sulmuesin e Leçes, Romës dhe Juventusit për evazion fiskal.
Bëhet fjalë për periudhën 2014-2017 kur Mirko Vuçiniç luajti për Al Jazira dhe italianët e akuzojnë se nuk ka deklaruar të ardhurat prej gjashtë milionë eurosh.
Avokati i tij pretendon se ai nuk ishte i lidhur financiarisht me Italinë në atë kohë dhe se nuk ishte i detyruar të justifikonte paratë. Megjithatë, gjykatësi vendosi kundër tij.
Ai u kërcënua me tri vite burg, por duket se u gjetën rrethana lehtësuese, për këtë arsye praktikisht u largua me një dënim me kusht. Megjithatë, sekuestrimi i pasurisë së tij tashmë ka filluar.
Vuçiniç ka një karrierë të madhe, ku për një kohë të gjatë ishte sulmuesi më i mirë i Serisë A. Ai luajti për dy kombëtare, Serbinë dhe Malin e Zi dhe Malin e Zi pas pavarësisë. (A2 Televizion)