Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 derbin e kryeqytetit me Tiranën, një ndeshje, e cila u vendos nga golat e shënuar në pjesën e dytë të lojës, pasi pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë ekipet erdhën më të motivuar, ndërsa të parët e gjetën rrugën e rrjetës të kuqtë me anë të Maget, i cili arriti të dërgojë me anë të një goditjeje me kokë topin në rrjetë.
Por, gëzimi i të kuqve zgjati vetëm pak minuta, pasi një ekstremis të pjesës së dytë Tirana arriti të barazojë me anë të Hasanit, por as gëzimi i “ bardhebluve” nuk do të zgjaste shumë, pasi vetëm dy minuta më pas Partizani kaloi sërish në avantazh me anë të Mensah, duke e vulosur rezultatin në 2-1 për “demat e kuq”.
Me këtë fitore Partizani ka parakaluar në tabelën e renditjes Tiranën, me 14 pikë, një më shumë se “bardheblutë”, të cilët kanë 13 pikë. (A2 Televizion)