Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Të enjten, ora 19:00, luhet derbi Partizani-Tirana

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 13:59 | Futboll
Të enjten, ora 19:00, luhet derbi Partizani-Tirana

Pas Kombëtares, prozhektorët e futbollit shqiptar kthehen nga derbi. Partizani dhe Tirana do të luajnë ndeshjen e prapambetur të javës së gjashtë të kampionatit. Sfida ndërmjet rivalëve të përjetshëm është shansi që ekipet ti afrohen kreut, pas oshilacioneve në javët e fundit.

“Derbi është një ndeshje specifike, sepse luajnë dy ekipet më të titulluara në vend dhe dihet rivaliteti. Është një ndeshje për të luftuar dhe për të marrë më të mirën. Derbi në tetor bardheblu? Kjo është ndoshta një shenjë fati. Ne kemi për detyrë ta luajmë derbin dhe pastaj rezultati i ngelet fushës. Gjithmonë skuadrat që pas një vere të mirë, vijnë oshilacionet, motivimi në kampionat, ndryshimi i garës sjellin çrregullime. Mendoj se nuk jemi atje ku duhet, por duhet të bëjmë maksimumin për të arritur aty ku pretendojmë”, shprehet trajneri Julian Ahmati, trajneri Tiranës.

Derbi Partizani-Tirana luhet këtë të enjte, prej orës19:00 në Arenën Kombëtare. Ndeshja u shty për afro një muaj, pikërisht për t’u luajtur në impiantin më të madh në vend dhe për të mundësuar prezencën maksimale të mbi 20 mijë spektatorëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu