Tensione në Beograd, tifozët malazezë përplasen me ata serbë, mediat: Pati thirrje “shqiptari, shqiptari”

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 07:55 | Futboll
Tensione në Beograd, tifozët malazezë përplasen me ata

Kombëtarja e Serbisë arriti të fitojë mbrëmjen e djeshme 3-1 kundër Malit të Zi për grupin G kualifikues të Euro 2024. Por, veç anës sportive, në tribuna pati kaos dhe përplasje mes tifozëve miq dhe policisë.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, pas golit të avantazhit të Serbisë me Mitrovic në minutën e 73. Një anëtar i sigurisë mori një flamur të tifozëve të Malit të Zi, me situatën që u tensionua.

Miqtë filluan të përlesheshin me policinë, teksa sipas mediave serbe shumë karrige “fluturuan” nga tribuna e miqve. Situata mund të përkeqësohej, ndërsa gjithçka u qetësua edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Nga tribunat e tifozëve serbë u dëgjuan edhe thirrje: “Shqiptari, shqiptari”, kjo për të ironizuar përplasjet e malazezëve me policinë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri