Shqipëria pret sot Bullgarinë në “Air Albania”, kuqezinjtë duan fitoren e radhës

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 12:54 | Futboll
Shqipëria pret sot Bullgarinë në “Air Albania”,

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot sfidën e fundit të muajt tetor me Bullgarinë në një miqësore në “Air Albania”, në orën 18:00.

Skuadra e Sylvinhos kërkon një tjetër fitore, kësaj radhe për të kënaqur më shumë tifozët dhe për të treguar forcën përpara sfidave që do të kenë në kampionat.

Kuqezinjtë shihen favoritë absolut duke parë sfidat e fundit që kanë zhvilluar, ndryshe nga bullgarët të cilët kanë humbur shansin e tyre për të shkuar në EURO 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos