
Përballë Anglisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Sipas rendit, këto janë tre finalet e Italisë, për të synuar pjesëmarrjen në finalet e Euro 2024.
Pas fitores me Maltën, të kaltrit rregulluan pozitat në grupin kualifikues, duke u ngjitur në vendin e dytë, në kuotën e 10 pikëve, aq sa ka edhe Ukraina.
Avantazhi i skuadrës së Spallettit është që italianët kanë edhe një ndeshje më tepër për të luajtur.
Në vendin e parë janë anglezët, rivalët e mbrëmjes së sotme në Wembley, pikërisht aty ku dy vjet më parë Italia u shpall kampione e Europës. Të kaltërve do ti mjaftonte pozicionimi në dy vendet e para, për të siguruar një biletë në eventin në Gjermani.
Një tjetër rrugë alternative do të ishin ndeshjet play-off për ekipet e vendeve të treta. Duke qenë se arritën në gjysmëfinalet e Nations League, të kaltrit e kanë vendin e garantuar.
Edhe me një humbje sot kundër Anglisë, italianët do të kualifikoheshin. Atyre do tu mjaftonte të merrnin 4 pikë në dy ndeshjet me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën, pa pësuar humbje ndaj këtyre të fundit.
Nëse Italia merr 4 pikë kundër anglezëve dhe maqedonasve, dhe Ukraina humbet me Maltën, përtej Adriatikut do të nisë festa e parakohshme.
Llogaritë janë të thjeshta.Italia është gati për tre finalet e mbetura të edicionit, në mënyrë që të provojë të mbrojë kurorën kontinentale në Gjermani. (A2 Televizion)