Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

“Do të thyejmë këmbët”, vesi i Fagioli që e futi 3 milionë euro borxh

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 11:21 | Futboll

Në procesverbalin e deklaratave të Nicolo Fagiolit para prokurorëve për çështjen e basteve, del në pah dëshpërimi i një djali të varur nga lojërat e fatit.

“Më kërcënuan se do më thyenin këmbët , por nuk kam vënë kurrë bast për Juventusin apo Cremonese , skuadrat ku kam luajtur. Situata ishte aq e padurueshme sa që në Sassuolo, sapo dola nga fusha nisa të qaja para kamerave, duke menduar për problemet e mia me borxhet”, lexohet mes deklaratave.

Fagioli u mor në pyetje nga prokurorët në qershor e më pas çështja u raportua në federatë.

Gjithçka nisi me disa baste në tenis dhe më pas që prej shtatorit të vitit të kaluar, Fagioli kishte shumë borxhe që duhet të kthente dhe për këtë arsye nisi të luante dhe ndeshjet e futbollit.

E ëma, e shqetësuar, e këshillon të shkojë në rehabilitim, ku ai shkon disa herë, për të marrë ndihmë. Por situata nuk përmirësohet dhe Fagioli fillon të vendosë baste për gjithçka.

Në fund, mes platformave legale dhe ilegale, agjencive të ndryshme dhe bankave të paligjshme, ai arrin rreth 3 milionë borxhe. Një problem serioz, duke qenë se tek Juve fitonte vetëm 1 milion.

Më pas ai fillon të marrë hua nga shokët e tij të skuadrës, si Gatti dhe Dragusin, pa iu treguar arsyen, duke thënë se duhet të blejë disa orë, sepse llogaria e tij është bllokuar nga nëna e tij.

Varësia nga bixhozi e ka origjinën nga një kamp stërvitor në Tirrenia me ekipin U-21. Fagioli sheh mikun dhe shokun e tij të skuadrës Tonali duke vënë baste në një faqe të paligjshme bastesh.

Ish-lojtari i AC Milan e ndihmon atë të regjistrohet përmes një llogarie. Nga aty fillon gjithçka: “Unë kam vënë baste për fituesin e një ndeshjeje, ose për rezultatin por kurrë për emrin e golashënuesit apo për rezultatin e saktë. E bëra nga mërzitja, kisha shumë kohë të lirë”, rrëfehet futbollisti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë