Vendimet e UEFA, Belgjikë-Suedi nuk luhet më, asnjë ndeshje në Izrael

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 14:03 | Futboll
Vendimet e UEFA, Belgjikë-Suedi nuk luhet më, asnjë ndeshje

Ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, e ndërprerë pas sulmit terrorist në Bruksel, nuk do të luhet më. UEFA vendosi që rezultati final i sfidës të jetë 1 me 1, edhe pse u zhvilluan vetëm 45 minutat e para të lojës.

Me garën në Grupin F që përfundoi, pasi Belgjika e Austria janë të kualifikuara, vazhdimi i ndeshjes që tronditi Europën nuk do të kishte kuptim.

UEFA vendosi gjithashtu që asnjë ndeshje të mos luhet në Izrael, deri në njoftim të dytë, ndërsa ekipi i Makabi Haifa u tërhoq nga pjesëmarrja në Champions-in e të rinjve.

Kjo ndoshta i jep shpresë Kosovës që të fitojë tri pikët në tavolinë për përballjen e shtyrë me Izraelin në Euro 2024.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni