Sot do të mbyllet faza e parë e kampionatit shqiptar me dy ndeshjet e fundit.
Tirana, pas humbjes në derbi, kërkon të rikthehet sa më parë tek fitorja. Bardheblutë luajnë me Egnatian në shtëpi, një rival direkt edhe për titullin kampion. Të dyja skuadrat do të luajnë vetëm për fitore. Aktualisht, Egnatia kryeson tabelën me 16 pikë, ndërsa kryeqytetasit janë në vendin e tretë, me 13 pikë.
Edhe Partizani do të këtë një ndeshje të vështirë në letër, pasi luan kundër Erzenit në transfertë. Shijakasit shpeshherë kanë treguar se mund të surprizojnë, e aq më tepër ekipet e mëdha, megjithatë te “Demat e kuq” nuk ka justifikime, pavarësisht mungesave të shumta, ata do të futen në fushë vetëm për 3 pikë. (A2 Televizion)