Egnatia konfirmohet forcë e parë e kampionatit dhe zhyt Tiranën në krizë. Rrogozhinasit fituan 3-2 me përmbysje në kryeqytet, në supersfidën e javës së nëntë të Kategorisë Superiore.
Bardheblutë ishin dy herë në avantazh me Lulaj dhe Kaina, megjithatë Duamena me dy gola dhe Paulauskas i dhanë triumfin miqve.
Rrogozhinasit kryesojnë kampionatin me 19 pikë të grumbulluara, teksa pas humbjes së katërt në pesë ndeshjet e fundit, Tirana mbetet në vendin e katërt në renditje me 13 pikë. (A2 Televizion)