Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Gjykata e pret në seancë, Berisha: I gatshëm t’i përgjigjem çdo pyetjeje, por nuk shkel kushtetutën

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 09:45 | Politikë
Gjykata e pret në seancë, Berisha: I gatshëm t’i

Sali Berisha u shpreh i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje, por kurrë për vendime antikushtetuese. Në një deklaratë para selisë së PD-së, Berisha pak orë para seancës në SPAK, tha se e vetmja gjë që nuk pranon është shkelja e kushtetutës. Ai tha se po konsultohet me juristët që të ndërmarrë të gjithë hapat e tjerë në mbrojtje të Kushtetutës.

Kurrë nuk kam kundërshtuar dhe nuk do të kundërshtoj një urdhër të organeve gjyqësore me të vetmin kusht që ato të jenë në respekt të kushtetutës. Jam i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje, por kurrë për vendime antikushtetuese.

Nuk e bëj absolutisht për vete, sepse unë siç e dini ju, jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin, i cili vendoste barazinë e plotë midis çdo zyrtari dhe qytetarit në Kushtetutë. Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Edi Rama.

Jam gati ta votoj nesër. Jam gati pa asnjë hezitim. Por përse ky ligj është në Kushtetutën e vendit, unë nuk mund të pranoj dot asnjë lloj kompromisi për shkeljen e tij.

Përkundrazi po konsultohem me juristë dhe të tjerë, që të ndërmarr të gjithë hapat e tjerë në mbrojtje të Kushtetutës.

Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë.

E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit.

Të ndryshojmë Kushtetutën e vendit, jam autori i ligjit, që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë.

Nuk duhet të ekzistojë, duhet të jenë të gjithë të barabartë.

Hajde atëherë të ndryshojmë Kushtetutën, por jo ta menderosim Kushtetutën. Për atë nuk jam dakord.

Sa kureshtje keni ju, unë besoj se me këto që u përgjigjem, jam korrekt fare.

Pra, piramida e trillimit, e mashtrimit dhe e falsifikimit do të shembet. Dhe ju garantoj ju siç ka ndodhur, e bazuar gjithçka në falsifikim, fshehje dokumentesh dhe mashtrime.

Kurse, nuk pengoj asnjë proces gjyqësor, hetimor, etj.

E vetmja gjë, kjo është totalisht një formalitet, por një formalitet që buron nga Kushtetuta e vendit dhe unë nuk mund ta shkel.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani