Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Të paktën 2000 fëmijë në Gaza kanë humbur jetën që nga nisja e luftës

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 09:12 | Bota
Të paktën 2000 fëmijë në Gaza kanë humbur

Të paktën 2000 fëmijë në Gaza kanë humbur jetën që nga nisja e luftës me Izraelin.

Tashmë, agjencitë që ndodhen në terren duke u ardhur në ndihmë civilëve po bëjnë thirrje për armëpushim, pasi sipas mjekëve, nëse Izraeli bën bllokadë ndaj karburantit, shumë foshnja dhe të pacientë të tjerë në spitale mund të vdesin.

Izraeli ka intensifikuar fushatën e bombardimeve në brezin e rrethuar, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi të hënën se vendi po përgatitet për një “operacion shumëpalësh” mbi grupin militant Hamas që kontrollon Gazën nga “ajri, toka dhe deti”.

Udhëheqja izraelite është zotuar të zhdukë Hamasin në përgjigje të sulmeve terroriste vdekjeprurëse të 7 tetorit, kur edhe u morën peng qindra qytetarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli