Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Legjenda e basketbollit, Lebron James 21 sezone në NBA

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 15:25 | Sporte të tjera
Legjenda e basketbollit, Lebron James 21 sezone në NBA

Vitet kalojnë për të gjithë, por jo për LeBron James. Me aktivizimin në ndeshjen kundër Denver, legjenda e basketbollit regjistroi sezonin e 21-të në NBA amerikan.

Los Angeles Lakers humbën 119-107 përballë Nuggets, me Mbretin James që luajti 29 minuta, duke realizuar 21 pikë, teksa dha 5 asist dhe rikuperoi 8 topa nën tabelë. Numra që nuk paraqesin vlerat reale të basketbollistit, i cili realizon mesatarisht 38 pikë për ndeshje.

Edhe pse vetëm pak muaj më parë la të kuptohej se mund të tërhiqej nga basketbolli, LeBron vijon të jetë në fushë pavarësisht moshës 38-vjeçare. Madje, ai kërkon të qëndrojë gjithmonë në fushë për të dhënë kontributin për skuadrën.

Në ndeshjen debutuese të këtij sezonit dhe përballë Denver, që është kampione në fuqi, misioni ishte mjaft i vështirë. Vendasit e nisën fort ndeshjen dhe krijuan një distancë sigurie, të cilën Lakers nuk arritën ta rikuperonin.

Kjo edhe falë paraqitjes spektakolare të Nikola Jokic, Lojtarit më të Mirë të sezonit të kaluar, që regjistroi 29 pikë, 13 rikuperime nën tabelë dhe 11 asist.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi