Kurti dhe Vuçiç në takime të ndara me liderët europianë në Bruksel

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 08:26 | Kosova
Kurti dhe Vuçiç në takime të ndara me liderët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhen sot në Bruksel për një sërë takimesh me udhëheqës të Bashkimit Evropian.

Një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se takimet e tyre do të jenë të ndara në vazhdimësi të procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur të dërguarit perëndimorë perëndimorë vizituan Prishtinën dhe Beogradin.

“Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.

Kurti dhe Vuçiç do të priten veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Në takime do të jetë i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili, po ashtu, do t’i informojë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së për gjendjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos