25 ushqimet që të shëndoshin më shumë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 12:57 | Lifestyle

Ka disa ushqime që për shkak të vlerave kalorike apo të mënyrës së gatimit të tyre duhen konsumuar me masë. Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është se ushqimet e përmendura në fotogalerinë e mësipërme nuk janë domosdoshmërisht të këqija. Fakti që përmbajnë shumë kalori nuk do të thotë që ato duhet të eliminohen nga dieta, por vetëm të reduktohet konsumi i tyre për të shmangur efektet e dëmshme për shëndetin.

Kaloritë janë një masë energjie për të vlerësuar vlerën ushqyese të ushqimit. Këto janë të rëndësishme për shëndetin, pasi sigurojnë sasinë e nevojshme të energjisë për funksionimin e organizmit. Ushqimi përbëhet nga makronutrientë të tillë si karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat. Në përgjithësi, ato që japin më shumë kalori janë karbohidratet.

Sa më e lartë të jetë marrja e kalorive, pa një shpenzim të tyre, aq më i madh është rreziku për të qenë mbipeshë ose obez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos