3 ushqime që nuk do të na ngopin kurrë! Do të habiteni

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 18:59 | Lifestyle
3 ushqime që nuk do të na ngopin kurrë! Do të habiteni

Duke u kthyer nga puna të lodhur dhe absolutisht të uritur, një skenar i mundshëm është të përfundojmë me... zgjidhje të shpejta, të cilat jo vetëm që nuk do të na ngopin, por do ta ngarkojnë trupin me yndyrna dhe sheqerna shtesë.

Nisur nga kjo, ne ju prezantojmë me tre ushqimet, të cilat jo vetëm që nuk do të na ngopin, por do të na mbushin me përbërës të panevojshëm pa asnjë përfitim për trupin tonë.

Bukë e bardhë
Kjo është për shkak të përmbajtjes së ulët të fibrave, pasi këto konsiderohen çelësi për t’u ngropur. Për të njëjtën arsye, buka e bardhë ka një indeks të lartë glicemik, duke shkaktuar një rritje të nivelit të sheqerit në gjak, duke na bërë të kemi më shpejt uri.

Patate të skuqura
Nëse po pyesni se si patatja – e cila është perime – nuk na ngop, përgjigja qëndron te mënyra se si përgatitet. Ekspertët theksojnë se një porcion me patate të skuqura nuk do të na ngopë sa duhet. Përkundrazi, nëse e konsumojmë të zier ose të pjekur në furrë, nivelet e urisë do të ulen.

Ëmbëlsirat me kos
Reklamohen si një zgjedhje e mirë për ata që duan të mbajnë një dietë të ekuilibruar - veçanërisht nëse është një ëmbëlsirë me pak yndyrë dhe pa sheqer, por edhe ëmbëlsuesit, të cilët zëvendësojnë sheqerin, nuk do të ndihmojnë në humbjen e peshës dhe nuk do t'ju ngopin. Në mënyrë që një ëmbëlsirë me kos t'ju mbushë në mënyrë efektive, do të ishte mirë të preferoni një kos pa përbërës shtesë dhe të shtoni ushqime që nxisin ngopjen, si arrat ose frutat.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi