4 rregulla që duhen ndjekur për t'u kthyer më të lumtur dhe më të pushuar nga pushimet

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 14:33 | Lifestyle
4 rregulla që duhen ndjekur për t'u kthyer më të lumtur

Kur përgatiteni për të shkuar me pushime, është ndjesia më e bukur dhe sigurisht jeni shumë të lumtur për atë që mendoni se ju pret. Mirëpo e kundërta ndodh, kur ktheheni nga pushimet, për të cilat jemi të bindur që mendoni se koha ka ecur më shpejt krahasuar me herët e tjera.

Për këtë arsye, në këtë artikull ne do ju sjellim 4 rregulla që duhen ndjekur për t'u kthyer më të lumtur dhe më të pushuar nga pushimet.

Teknologjia nuk ka pse të vijë me ju me pushime
Jo pajisjeve. Çdo lloj. Lëreni teknologjinë në shtëpi sepse nuk do t'ju nevojiten kompjuterët, tabletët apo orët inteligjente gjatë pushimeve. Eliminoni mendimin që ju çon në emergjenca të mundshme në punë, nevojën për të qenë gjithmonë vigjilent ose ndonjë detyrë të nevojshme. Është thjesht një justifikim për të mbajtur kontrollin me të cilin jeni mësuar gjatë gjithë vitit. Mos harroni se edhe në një emergjencë pune nuk jeni të pazëvendësueshëm. Nëse ia jepni vetes këtë mundësi, pushimet e ardhshme do t'i përjetoni me më shumë qetësi. Dhe do të ktheheni më të lumtur se kur u larguat.

Më pak është më shumë
Këmbë zbathur, pa grim, kontakt me natyrën dhe shiko sa më pak orën. Nëse vërtet dëshironi të rilindni, duhet të mësoni të lidheni sërish me emocionet tuaja. Hani kur jeni të uritur - dhe mos shikoni kohën - notoni sa të doni, riaktivizoni shqisat tuaja falë detit apo malit.

Jo krahasimeve sociale
Do të ketë gjithmonë nga ata që do të kalojnë pushimet më të bukura, me miqtë e tyre më të mirë ose do të përjetojnë diçka të bukur që ju nuk do ta përjetoni. Harroje. Fikni mediat sociale dhe përkushtojuni asaj që po përjetoni. Jo për krahasimet – por po për të shijuar përvojën që keni zgjedhur me entuziazëm për veten tuaj.

Bëni diçka të re
Për t'u rinovuar me të vërtetë dhe për t'i bërë pushimet tuaja të paharrueshme, ju duhet të bëni diçka të re, ndryshe. Synoni për një sport të ri, një përvojë të re, vizitoni një qytet të panjohur ose përjetoni një aventurë të papritur. Lërini mendimet tuaja në shtëpi dhe ndiqni instinktet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë