Çeku thyen rekordet, zhytet 52 metra në ujërat e liqenit të akullt zviceran

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 17:29 | Futboll

40-vjeçari nga Çekia, David Vencl, ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm duke u bërë pjesë e Librit Guinness. Ai arriti të zhytet në një thellësi 52,1 metra në liqenin Sils të Zvicrës.

Pasi u hap një vrimë në akullin e liqenin, ai arriti të zhytej pa asnjë ndihmë në një thellësi kaq të madhe. Pasi doli nga uji, ai pështy pak gjak, ndërsa më pas hapi një shishe shampanje për të festuar arritjen e tij.

40-vjeçari u dërgua në spital, ku kreu të gjitha kontrollet dhe rezultoi se nuk kishte çrregullime serioze në trupin e tij.

“Ai pranoi se ishte pak nervozë në këtë aventurë. Madje, pati edhe probleme me frymëmarrjen. Për të nuk ka asnjë problem të zhytet në ujë të ftohtë. Mungesa e oksigjenit është diçka normale për të. Megjithatë, ky ishte një rast krejtësisht i kundërt për të, pasi është shumë e vështirë që të zhytesh në presionin e ujit të ftohtë”, tha Pavel Kalous, mbështetësi i Vencl. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos