8 emigrantë të paligjshëm në makinë, në pranga një 33-vjeçar

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 08:49 | Kronikë
8 emigrantë të paligjshëm në makinë, në pranga

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 33-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm në Tepelenë.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi B. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë. “Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia", duke transportuar me automjetin tip "Seat", në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani