
Ilir Alimehmeti nuk dha një përgjigje nëse “Rithemelimin” e ka dëmtuar koalicioni me Ilir Metën në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se kjo është shumë e vështirë dhe kërkon një analizë më të thellë e diskutim me njerëzit.
“Kjo është e vështirë të shihet, se ndryshe nga parti të tjera që kanë siglat e veta këtu është më e vështirë. Do bëhet një analizë dhe kjo ka nevojë për sondazh e diskutim më të gjerë me njerëzit. Ka nevojë për vendimmarrje me njerëzit. Ky proces nuk i jep përgjigje kësaj pyetjeje. Aty ka 30 e ca subjekte dhe secili ka një mundësi të shohë kontributin përmes votës. Përveç artificave. Që ne të kemi rezultate të lexueshme duhet të hyjmë qartësisht pastër që në fillim të procesit”. (A2 Televizion)